Çka prishë abdestin

Abdesti është i prishur në qoftë se kryejmë ndonjë nevojë, në qoftë se na rrjedh prej trupit gjak, ose qelb, ose limfë, në qoftë se flejmë, në qoftë se na bie të fiktë dhe në qoftë se kthejmë prap plot gojën - vjellim.


Mes-h mbi mbathje

Kur marim abdestin dhe i mbathim mestet (këpucët) të cilat i mbulojmë nyjet e këmbëve, atëherë me rastin e marrjes së abdestit të ri s'ka nevojë që t'i zbathim këpucët dhe t'i lajmë këmbët, por vetëm me dorë të lagtë i prekim këpucët, (e bëjmë mes-hin). Me gishta të dorës së djathtë e fërkojmë mesten e djathtë duke filluar prej gishtave drejt nejve, e me gishta të dorës së majt e fërkojmë mesten e majt po në atë mënyrë. Nëse jemi në shtëpi mesteve mund t;u japim mes'h vetëm gjatë një dite (24 orë), e në qoftë se jemi udhëtar (Musafir), mes-hi zgjatë tri ditë (72 orë).

Mes-hi nuk vlen në qoftë se këpuca është e papastër ose është e shqyer shumë.

Mes-hi mbi lidhëz (fashë)

Në qoftë se kemi varrë - plagë ose dregzë, të cilën nuk e guxojmë ta lagim atherë nuk të marrim abdest vetëm me dorë të lagtë e prekim fashën (bëjmë mes-hin).

Në qoftë se plaga gjithnjë rrjedh (pikon), atëherë për çdo kohë të namazit duhet marrë abdest të ri. Gjaatë kohës së atij namazi mund të falen shumë namaze tjera edhe pse plaga rrjedh vetëm nëse është prishur abdeesti me ndonjë mënyrë tjetër.
Gusul

Gusli është larje e veçant e paraparë fetare pas hedhjes së farës (kur është xhunup) dhe pas spastrimit femëror (hajd dhe nifas).

Gusli merret në kët mënyrë:

1. Gojën dhe fytin me e shpërla me ujë (gargara)

2. Hundën me e shpërla me ujë (isintishak)

3. Tërë trupin me e la që të mos mbetet asnjë vend i terur

Kthehu prapë