
'Ju lutem Voto për ket faqe'

Fushata ndërkombëtare për Pavarësinë e KOSOVËS

Kliko
Këtu për ta lexuar kuranin shqip
Kliko Këtu për melodi
shqip për mobil (nokia)
VJERSHA:
"KOMANDAN DRINI"
Wallpaper
nga Mustafa Elshani
Kush ishte Komandant "Drini"? 
Prishtinë, 2 tetor (Kosova) -Ekrem Rexha-Komandant
Drini është luftëtari dhe komandanti i UÇK-së,
ai që i shpëtoi burgut dhe plumbit të serbit para
dhe gjatë luftës, por që nuk i shpëtoi dot
plumbit të krimit të pasluftës. Vrasjen e tij të
dytë, janë duke e bërë klane të caktuara,
në shtypin e verdhë duke bezdisur familjen e tij dhe
bashkëluftëtarët dhe miqtë e Drinit!
Ekrem Rexha-Komandant Drini, ishte një ushtarak profesionist,
një poliglot dhe një intelektual me njohuri poliedrike.
Ai ka lindur në vitin 1961 në fshatin Lubizhdë
të Prizrenit. Pas mbarimit të shkollimit fillor në
Prizren, është regjistruar në Gjimnazin ushtarak
në Beograd. Kurse Akademinë ushtarake-në gjininë
e këmbësorisë e ka kryer në Sarajevë.
Për aftësitë e larta profesionale të treguara
gjatë gjithë studimeve, atje ndalet ligjërues për
kadetët e rinj. Drini, kërkimet në botën e
shkencës nuk i ka ndalur me kaq. Ai në vitin 1988 pati
regjistruar studimet postdiplomike në lëminë e
shkencave politike (marrëdhëniet ndërkombëtare).
Ky ushtarak, përveç njohurive të gjëra
teorike e praktike të artit luftarak, kishte arritur të
mësojë edhe shtatë gjuhë të huaja. Ka
njohur gjuhën anglishte, frengjishte, italishte, gjermane
etj. Duke mos dëshiruar që t'i shërbejë interesave
të një armate të huaj, pas fillimit të shthurjes
së Jugosllavisë, ai kthehet në vendlindje, në
mars të vitit 1993. Pas demobilizimit nga APJ-ja ai punësohet
në NP "Standard" në Prizren.
E. Rexha-Drini, duke ndjerë thirrjen e atdheut dhe duke parë
zhvillimet e fillimvitit 1998, në shkurt mësynë
Sarajevën për të rënë në kontakt
me oficerë të tjerë shqiptarë dhe për
ta kordinuar organizimin e luftës çlirimtare. Pas
arrestimit të tij në Zvornik, me preteks të armëmbajtjes
pa leje, ai dënohet nga Gjykata e Uzhicës me dy vjet
burg, por me të drejtë mbrojtjeje në liri. Kështu,
Drini duke e dashur atdheun më shumë se jetën,
kthehet në Prizren dhe vëhet në shërbim të
çlirimit të atdheut. Ai nuk ka pritur urdhëra
qeverishë për t'u vënë në shërbim
të luftës çlirimtare! Ndoshta, është
kjo njëra nga simptomet që më së tepërmi
i ka penguar qarqe të njohura, që luftën e UÇK-së
e dëshiruan të quhet "dorë e zgjatur e Serbisë
dhe luftë e disa grupeve, barinjsh e të pashkollësh!"
Fillimisht, pasi bie në kontakt me Njësitin e Kabashit,
kyçet në radhët e UÇK-së në
fillimmajin e vitit 1998. Ishin ngjarjet e Likoshanit e Epopeja
e Jasharajve, që Drinin e sinjalizoi për domosdonë
e angazhimit dhe kontributit të tij. Ai më shumë
e donte lirinë e Kosovës, se "mrizet" e perëndimit,
këtë e dëshmoi me punën e tij të madhe,
deri në vdekje. Në qershor, emërohet Komandant
në Shtabin e Vërrinit dhe arrinë të tubojë
rreth vetit shumë atdhetarë. Ai ishte përherë
i respektuar dhe i dashur për bashkëluftëtarët
e tij. Duke parë nevojën e madhe të furnizimit
të formacioneve të UÇK-së me armatim, ai
me një kontigjent luftëtarësh shkon në Shqipëri,
më 7 shtator 1998. Edhe atje nuk qëndron duarkryq. Atje
angazhohet në stërvitjen e luftëtarëve të
rinj, të cilët këtu kishin ardhë për
t'u armatos, e për të kapërcyer Bjeshkët e
Nemuna e për t'ju bashkangjitur luftës çlirimtare.
Pas kthimit të tij nga Shqipëria, më 14 dhjetor
1998, Ekrem Rexha nga SHP i UÇK-së emërohet Komandant
i Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë qëndrimit
të tij në fshatrat e komunës së Therandës
dhe drejtimit të luftës nga ana e tij, atje ai kishte
krijuar raporte të shëndosha në mes popullates
dhe luftëtarëve të UÇK-së, dhe kështu
ai kishte admirimin e gjithë banorëve dhe luftëtarëve
të kësaj ane, që edhe sot atje kujtohet me pijetet.
Drini ia rriti admirimin edhe UÇK-së me sjelljet e
veta.
Duke parë nevojën e përgatitjes së stafit
komandues, për të gjitha zonat e luftës dhe duke
parë përgatitjen e shkëlqyeshme në lëminë
e artit ushtarak, komandant Drini, me urdhërin e SHP të
UÇK-së, emërohet Drejtor i Shkollës Ushtarake
dhe Doktrinës së UÇK-së. Në këtë
dëtyrë të lartë pranë SHP të UÇK-së
ka qëndruar deri në përfundimin e luftës,
kur ai duket se nuk ishte i kënaqur me kushtet e marrëveshjes
për transformimin e UÇK-së dhe kishte vendosur
që t'i kthehet jetës civile.
Pas hyrjës së forcave të NATO-s dhe vendosjes së
misionit të UNMIKut në Kosovë, Ekremi është
emëruar drejtor në Departamentin për Mbrojtje të
Ambientit dhe për Siguri Civile, ku punoi deri në vdekjen
e tij. Por, kontributi i Drinit dhënë luftës çlirimtare
dhe autoriteti i tij në këto anë shiqohej vëngër
dhe ishte pengesë për mekanizmat e zinj, të strukturave
të fshehta të LDK-së dhe FARK-ut.
Komandant Drini ishte martuar në flakët e luftës
me zonjën Hajrie Millaku-Rexha, me të cilën ka
lënë dy trashëgimtarë, Drinin dhe Ekremin.
Vrasja e Ekrem Rexhës-komandant Drinit, ka ndodhur, më
8 maj 2000, në orët e para të mëngjesit. Sipas
deklaratave të pjesëtarëve të familjes dhe
të policisë së UNMIK-ut, mbi trupin e tij, në
afërsi të shtëpisë së tijë është
kryer atentat duke zbrazur 17 plumba (tre në kokë dhe
14 në trupin e tij). Kjo vrasje ka zgjuar indinjatë
dhe gjykim të ashpër në gjithë Kosovën,
por në veçanti te bashkëluftëtarët
e tij. Ishte kjo një vrasje, që dyshohet të jetë
kryer për motive politike. Edhe nëse gjyqi vërteton
se është kryer për motive të tjera, kjo nga
qarqe të ndryshme politike, dhe nga një pjesë e
shtypit është shfrytëzuar në mënyrë
përfide, në përpjekje për të devalvuar
vlerat e luftës, shokët e drinit, dhe sidomos institucionin
e TMK-së. Por, sidoqoftë komandant Drini do të
mbetet si njëra ndër figurat më të rëndësishme
të luftës çlirimtare të UÇK-së,
edhe pse, ka plot tendenca të ndarjës së dëshmorëve.
Ai i takon Panteonit të bijve më të respektuar
të kombit. /Marrë nga e përditshmja "Epoka
e Re"/
"All he wanted to see was a better Kosova
and an Independent country"
but "they" didn't let him
Once EKREM REXHA
(KLA Commander:) said
"We never hurt civilians, we never
hurt children, females and old people. We never had against them
-- nothing. We only fight against them who fight us. All the men
who have been involved in war crimes will be responsible for that
activity.All others, they are free to stay . We don't make pressure
to any one but we will not let anyone to do what they wish."
Për artikuj tjera reth Ekrem Rexhës
"Komandant DRINI" vizitoni Dosja
Drini

Brilliant
Ju letemi dërgoni
email te Mustafa
Ju jeni vizitori numër 